Norvegji, veturat elektrike kryesojnë ndaj atyre me benzinë

Norvegji, veturat elektrike kryesojnë ndaj atyre me benzinë

Në Norvegji, vendi evropian i pasur me naftë dhe gaz natyror, numri i automjeteve elektrike e tejkaloi atë të automjeteve me benzinë, transmeton Anadolu.

Sipas të dhënave të shpërndara të Këshillit norvegjez të Informacionit për Trafikun Rrugor, nga 2.8 milionë automjete pasagjerësh të regjistruara në vend 754.303 janë elektrike ndërsa 753.905 janë me benzinë.

Norvegjia është prodhuesi më i madh i naftës dhe gazit natyror në Evropë, me një prodhim ditor të naftës prej 4 milionë fuçi.

Përderisa vendi synon të jetë neutral ndaj karbonit në vitin 2030, investimet në këtë fushë pritet të mbeten në nivel të fortë në 2025, ku këtë vit janë realizuar një nivel rekord i investimeve në naftë dhe gaz natyror.

Megjithatë, interesimi ndaj veturave elektrike në Norvegji është në një nivel mjaft të lartë. Gjithashtu, parashikohet se në rrugët e Norvegjisë deri në vitin 2030 do të ketë 3.1 milionë automjete elektrike.

Norvegjia ofron lehtësime në tatime në blerjet e automjeteve elektrike

Përderisa Norvegjia ofron lehtësime në tatime në blerjet e automjeteve elektrike, personat që posedojnë automjete elektrike në shumë lokacione mund të gjejnë mundësinë e karikimit të veturave të tyre pa pagesë.

Dhjetë nga 9 automjete në vend janë elektrike ndërsa përdorimi i automjeteve elektrike inkurajohet në çdo fushë.

Modelet e karburantit të automjeteve dhe numri i automjeteve janë si në vijim:

Modeli i karburantit        Numri i veturave

Dizel                                999.715

Me elektrikë                    754.303

Benzinë                           753.905

Benzinë Plug in Hibrid    198.707

Benzinë Hibrid                155.307

Dizel Plug in Hibrid         9.478

Dizel Hibrid                     896

Gaz                                  173

Hidrogjen                        167

Gjithsej                            2.872.652

/AA/Motilokal.com