Mos e nisni javën pa e shikuar motin: Mëso si do të jetë moti në Shqipëri

Mos e nisni javën pa e shikuar motin: Mëso si do të jetë moti në Shqipëri

Moti për javën e ardhshme në Shqipëri pritet të jetë nën ndikimi e kushteve të qëndrueshme atmosferike, për shkak të masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta me origjinë jugore. Kjo situatë vjen si pasojë e aktivitetit dhe depërtimit të pazakontë për periudhën që ndodhemi të Anticiklonit Afrikan mbi rajonin e Ballkanit si dhe një pjesë të Evropës Qendrore.

Në këtë mënyrë moti për të gjitha ditët parashikohet i kthjellët por nuk do të mungojnë edhe vranësirat kalimtare të cilat do të jenë më tepër prezentë përgjatë ditës së enjte dhe atë të premte.

Të hënën moti parashikohet me mot të ngrohtë, kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Edhe dita e martë parashikohet me mot kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare.

Mot i ngrohtë dhe me diell pritet të mbajë edhe ditën e mërkurë.

/Motilokal.com