Moti për javën e ardhshme në Kosovë pritet të jetë nën ndikimi e kushteve të qëndrueshme atmosferike, për shkak të masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta me origjinë jugore.
E hëna parashihet të jetë me mot të qëndrueshëm, kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare.
Të martën, pritet mot kryesisht me diell dhe më ngrohtë.
Me kthjellime dhe diell parashihet të mbajë edhe dita e mërkurë.

/Motilokal.com
