Policia e Kosovës këshillon qytetarët si të mbrohen nga temperaturat e larta

Policia e Kosovës këshillon qytetarët si të mbrohen nga temperaturat e larta

Kosova është përfshirë nga i nxehti ekstrem, temperaturat pritet të arrijnë deri në 40 °C. Për këtë Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore e Policisë së Kosovës, ka shpërndarë broshura, duke kërkuar nga qytetarët të kenë kujdes për shkak të temperaturave të larta që pritet të mbizotërojnë prej sot në vendin tonë.

“Temperaturat e larta shkaktojnë probleme serioze në shëndetin e njeriut, prandaj me rritjen e temperaturave duhet rritur edhe përkujdesja”, thuhet në broshurë.

Në broshurë këshillohet se si njerëzit mund të mbrohen nga i nxehti, cilat janë kategoritë më të rrezikuara, si duhet të ushqeheni në ditë të nxehta, cilat janë simptomat dhe çfarë duhet të bëjmë në rastet e goditjes nga dielli. /Motilokal.com