Francezët planifikojnë të përdorin mbetje radioaktive për prodhimin e enëve të gatimit dhe ngrënies

Francezët planifikojnë të përdorin mbetje radioaktive për prodhimin e enëve të gatimit dhe ngrënies

Kompania franceze e energjisë EDF ka një plan të pazakontë pas mbylljes së termocentralit bërthamor në Fessenheim, në verilindje të vendit dhe ai plan është të kthejë disa nga mbetjet bërthamore në pirunë, tenxhere dhe doreza dyersh.

Kjo nuk do të thotë se enët e gatimit dhe të ngrënies do të jenë radioaktive, por se metali me "radioaktivitet shumë të ulët" do të përdoret për prodhimin e enëve të përmendura. Mbetjet e mbetura do të dërgohen në objektet e përpunimit të mbetjeve.

Nëse ky plan miratohet, qendra e re e riciklimit të lëndëve radioaktive do të shtrihet në 15 hektarë dhe do të vendoset pranë impiantit të mbyllur bërthamor.

“Në këtë mënyrë do të mundësohej përpunimi i 500 mijë tonëve metal me nivel të ulët radioaktiv në 40 vjet”, tha për portalin francez Reporterre, ish-drejtori i centralit bërthamor në Fessenheim, Laurent Jarry.

Metalet e nivelit të ulët janë në thelb rrënojat, toka dhe mbeturinat që rezultojnë nga çmontimi i një centrali bërthamor ose industrisë që përdorte materiale radioaktive. Hedhja e këtij lloji mbetjesh krijon gjithmonë një dhimbje koke për prodhuesit sepse ata duhet të paguajnë për ruajtjen afatgjatë të mbetjeve nëse nuk gjejnë një zgjidhje tjetër.

Deponimi i përshkruar i mbetjeve bërthamore do të ishte i pari në Francë, ndërsa një teknikë e ngjashme ishte përdorur tashmë në Suedi, Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Megjithatë, jo të gjithë janë të kënaqur me idenë. Konkretisht, kundërshtarët e kësaj ideje besojnë se çdo dozë e radioaktivitetit, sado e ulët të jetë, paraqet rrezik për shëndetin, transmeton Euronews.

/Motilokal.com