Çfarë moti do të sjellë dita e premte dhe fundjava në Shqipëri?

Çfarë moti do të sjellë dita e premte dhe fundjava në Shqipëri?

Dita e premte parashihet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me diell dhe vranësira. Ndërsa përgjatë relieveve malore në orët e mesditës dhe kryesisht pasdites mundësi për reshje lokale shiu me intensitet të ulët.

Të shtunën, moti do të jetë me diell dhe alternime vranësirash, por në orët e para të ditës mund të ketë mjegull përgjatë ultësirave.

E diela pritet të mbajë mot me vranësira e periudha me diell. Në mëngjes përgjatë ultësirave mundësi për prezencë te mjegullës.

/Motilokal.com