Çfarë moti do të sjellë dita e premte dhe fundjava në Mal të Zi?

Çfarë moti do të sjellë dita e premte dhe fundjava në Mal të Zi?

Të premten në Mal të Zi parashikohet mot me vranësira e reshje të dobëta shiu kryesisht në pjesën e parë të ditës. Në pjesën tjetër të ditës parashihen periudha me diell.

E shtuna pritet të jetë me mot të ndryshueshëm, vranësira e periudha me diell, ndërsa në mesditë mundësi për riga të dobëta shiu.

Dita e diel do të karakterizohet me diell dhe vranësira, gjatë ditës do të ketë edhe erëra të forta.

/Motilokal.com