Moti për javën e ardhshme në Shqipëri pritet të jetë nën ndikimi e kushteve të qëndrueshme atmosferike, për shkak të masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta me origjinë jugperëndimore. Mjegulla do të jetë prezente në orët e para të mëngjesit kryesisht në zonat luginore dhe lokalisht në zonat e ulëta.
Të hënën moti parashikohet me mot të ngrohtë, kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Dita e martë parashikohet me mot kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare.
Mot i ngrohtë dhe me diell pritet të mbajë edhe ditën e mërkurë.

/Motilokal.com
