U mbajt Konferenca `Monitorimi i Progresit të Zbatimit të Strategjisë së Rishikuar të Ujërave 2023-2027’

U mbajt Konferenca `Monitorimi i Progresit të Zbatimit të Strategjisë së Rishikuar të Ujërave 2023-2027’

Sot në Prishtinë u mbajt Konferenca për “Monitorimin e Progresit të Zbatimit të Strategjisë së Rishikuar të Ujërave 2023-2027 dhe Prezantimi i Përmbledhjes së Politikave”, teksa si qëllim ka qasjen për ujë të pijshëm për pijshëm për grupet e margjinalizuara.

Strategjia Shtetërore e Ujërave të Kosovës është dokumenti kryesor planifikues në fushën e ujërave i hartuar në bazë të Ligjit për ujëra të Kosovës për periudhën kohore 20-vjeçare.

Sipas përpiluesit të raportit Afrim Lajçi qëllimi i këtij dokumenti është që të ofrojë zhvillim të qëndrueshëm dhe të integruar të sektorit të ujërave, duke i plotësuar nevojat për: furnizim me ujë, ujin për prodhim, ujitje dhe bujqësi, industri, prodhim të energjisë, peshkim, turizëm sport dhe rekreacion.

Organizata "Rilindja e Gjelbërt" theksoi se projekti ka disa objektiva kyçe, ndër të cilat është edhe monitorimi i strategjisë për menaxhimin e ujërave. Për tri vite me radhë, kemi qenë të angazhuar në zbatimin e projektit 'Promovimi i Qasjes Universale në Ujë të Pastër', që synon të sigurojë qasje në ujë të pijshëm për grupet e margjinalizuara.

Kjo konferencë u fokusua në strategjinë kombëtare, duke analizuar progresin e arritur si vend, jo vetëm në aspektin institucional, por edhe në përmbushjen e objektivave për kuadrin ligjor në mbrojtjen e resurseve ujore dhe rritjen e besueshmërisë. Nëpërmjet monitorimit të kryer janë mbledhur disa të dhëna të rëndësishme, të cilat janë prezantuar në raport.

Po ashtu pati diskutime dhe rekomandime të ndryshme rreth raportit nga të pranishmit.

Kjo ngjarje është organizuar në kuadër të projektit “Promovimi i Qasjes Universale në Ujë të Pastër”, që ka qëllim kryesor përmirësimin e menaxhimit të resurseve ujore dhe fuqizimin e komuniteteve për të arritur të drejtat e tyre për qasje në ujë të pastër. Projekti financohet nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe zbatohet nga Rilindja Gjelbër (ish Let’s Do It Peja).

/Motilokal.com