Si do të jetë moti të martën? Mësoni parashikimin për Shqipëri

Si do të jetë moti të martën? Mësoni parashikimin për Shqipëri

Gjatë ditës së martë situata meteorologjike pritet të jetë e qëndrueshme në Shqipëri si pasojë e masave ajrore të thata.

Moti parashikohet kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare. Mjegulla do të jetë prezente në orët e para të mëngjesit kryesisht në zonat luginore dhe lokalisht në zonat e ulëta.

Termometri pritet të shënojë temperatura prej 16 deri në 21 °C.

/Motilokal.com