Të mërkurën, në Maqedoni pritet mot kryesisht me diell dhe vranësira mesatare. Në zonat malore do të ketë vranësira të shtuara dhe kushte për reshje të dobëta të kohëpaskohshme shiu. Megjithatë, në mëngjes dhe mbrëmje, në ultësira do të ketë prezencë të mjegullës, e cila mund të ndikojë në shikueshmërinë. Andaj në këto kushte kërkohet që të jeni të kujdesshëm gjatë udhëtimit dhe të mbani dritat e veturës ndezur për të qenë të sigurt gjatë vozitjes së automjetit.
Termometri pritet të shënojë temperatura prej 9 deri në 20 °C.
/Motilokal.com
