Në Raportin e Progresit për Kosovën, të publikuar dje nga Komisioni Evropian, u evidentua përparimi i ndjeshëm në sektorin e energjisë. Veçanërisht, progresi në faturimin e energjisë elektrike në komunat veriore u cilësua si një nga arritjet kryesore për vitin 2024.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, shprehu kënaqësinë e saj lidhur me këto vlerësime, përmes një postimi në Facebook, ku renditi faktorët kyç që ndikuan në këtë përparim.
Përveç suksesit në faturimin në veri, raporti thekson bashkëpunimin e suksesshëm me Shqipërinë për bashkimin e tregjeve të energjisë, rritjen e sigurisë së furnizimit, zhvillimin e ankandit të parë për energji dhe miratimin e ligjit për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë (BRE).
Një tjetër aspekt pozitiv është progresi në masat e efiçiencës për familjet dhe bizneset, të cilat kontribuojnë në përafrimin e Kosovës me standardet e Bashkimit Evropian dhe i hapin rrugën procesit të anëtarësimit.
/Motilokal.com
