Sipas Raporti të Progresit të publikuar nga Komisioni Evropian me 30.10.2024 thuhet se Kosova ka bërë disa përparime në ndryshimet klimatike duke miratuar Ligjin për ndryshimet klimatike. Megjithatë, një objektiv për neutralitetin klimatik të vitit 2050 mungon dhe miratimi dhe zbatimi i legjislacionit zbatues 83 është në pritje. Ndërsa tutje theksohet se miratimi i strategjive të dekarbonizimit dhe përshtatjes është gjithashtu në pritje.
Në raport Komisioni Evropian thotë se NECP duhet të miratohet sa më shpejt të jetë e mundur.
“Korniza legjislative për monitorimin, raportimin, verifikimin dhe akreditimin e emetimeve të gazeve serrë duhet të zhvillohet dhe zbatohet si dhe një mekanizëm për çmimin e karbonit me synimin për t'u përafruar me sistemin e tregtimit të emetimeve të BE-së. Paralelisht, Kosova duhet të zbatojë masat e adaptimit dhe zbutjes. Duhet të merret parasysh gjithashtu përafrimi me përmirësimet kryesore të politikës klimatike të BE-së si rezultat i paketës Fit for 55”, thuhet në Raportin e Progresit.
Tutje në raport theksohet se kapaciteti i institucioneve përkatëse, përfshirë inspektimet, për të përmbushur përgjegjësitë e tyre duhet të forcohet urgjentisht dhe në mënyrë të konsiderueshme. Së fundi, ndërgjegjësimi duhet të forcohet dhe bashkëpunimi me operatorët në sektorin privat duhet të bëhet më efikas.
/Motilokal.com
