Si do të jetë moti të shtunën? Mësoni parashikimin për Shqipëri

Si do të jetë moti të shtunën? Mësoni parashikimin për Shqipëri

Gjatë ditës së shtunë situata meteorologjike pritet të jetë e qëndrueshme në Shqipëri si pasojë e masave ajrore të thata me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare. Mjegulla do të jetë prezente në orët e para të mëngjesit kryesisht në zonat luginore dhe lokalisht në zonat e ulëta.

Termometri pritet të shënojë temperatura prej 13 deri në 20 °C.

/Motilokal.com