Një alarm i kuq për "rrezik ekstrem" për shkak të shiut të dendur është lëshuar për Barcelonën, ndërsa ekipet e shpëtimit gjetkë në Spanjë vazhdojnë të kërkojnë në zonat e përmbytura për trupa.
Ndërsa Spanja është ende duke u rikuperuar nga përmbytjet katastrofike dhe mban zi për jetët e humbura, shiu shtesë parashikohet për pjesë të tjera të vendit.
Qeveria lokale në Katalonjë paralajmëroi sot për reshje të vazhdueshme dhe të dendura shiu në dy rajone, duke i këshilluar qytetarët të shmangin udhëtimet dhe të qëndrojnë larg përrenjve dhe grykave.
Një alarm i kuq për “rrezik ekstrem” është lëshuar për Barcelonën.
"Mos udhëtoni nëse nuk është absolutisht e nevojshme", thuhej në paralajmërim.
Pamjet në mediat sociale tregojnë reshjet e mëdha që përmbytin shkallët dhe mbulojnë rrugët me ujë.
Dhjetra fluturime u anuluan në aeroportin El Prat pasi terminali u përmbyt dhe trenat e udhëtarëve u pezulluan.
Kujtojmë se të paktën 217 persona humbën jetën pas reshjeve të dendura të shiut në pjesën lindore të Spanjës që shkaktuan përmbytje të forta që rrënuan pothuajse gjithçka në rrugën e tyre.
Njerëzit mbetën të bllokuar në vetura, shtëpi dhe biznese ndërsa uji përshkoi zonën e prekur javën e kaluar. Gjashtë ditë më vonë, operacioni i kërkim-shpëtimit për një numër të panjohur të personave të zhdukur është ende në vazhdim dhe mijëra ushtarë janë të përfshirë.
/Motilokal.com
