Si do të na shoqërojë moti të martën në Shqipëri?

Si do të na shoqërojë moti të martën në Shqipëri?

Gjatë ditës së martë situata meteorologjike vijon të jetë e qëndrueshme në Shqipëri. Kjo situatë vjen si pasojë e ndikimit të një fushe të zgjeruar anticiklonare e shoqëruar me masa ajrore të thata.

Moti parashikohet kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare. Mjegulla do të jetë prezente në orët e para të mëngjesit kryesisht në zonat luginore dhe lokalisht në zonat e ulëta.

Termometri pritet të shënojë temperatura prej 11 deri në 20 °C.

/Motilokal.com