Sa peshon një re?

Sa peshon një re?

Kur jeni duke fluturuar me aeroplan mbi një “batanije” resh, shtëllungat e bardha dhe gri duken të buta dhe më të lehta se sa ajri. Por mos u mashtroni nga ky imazh. Ato re janë shumë, shumë më të rënda nga sa duken. Po sa peshon një re? Dhe si mund peshohet një e tillë?

Për këtë ne pyetëm ekspertët. Retë përbëhen kryesisht nga ajri dhe miliona pikëza të vogla uji, të cilat formohen kur uji kondensohet rreth një grimce “farë”. Këto të fundit mund të jenë çdo gjë, nga acidi nitrik deri tek avujt e lëshuar nga pemët, por ato në përgjithësi janë shumë të vogla.

Ekzistojnë disa mënyra për ta matur peshën e një reje. E para është të peshohen avujt e ujit që e përbëjnë atë dhe për ta bërë këtë duhet të dini diçka për dimensionet e resë thotë Armin Soroshian, hidrolog në Universitetin e Arizonës, SHBA. Po ashtu duhet të dini se sa të dendura janë këto pikëza.

Disa vite më parë, Margaret Lemon, shkencëtare atmosferike në Qendrën Kombëtare për Kërkime Atmosferike në SHBA, llogariti peshën e ujit në një reje mesatare. Në fillim ajo mati madhësinë e hijes së një reje dhe vlerësoi lartësinë e saj, duke supozuar një formë afërsisht kubike.

Zakonisht retë nuk janë në formë kubike, por retë e shiut janë shpesh po aq të gjata aq edhe të gjera. Kësisoj ky supozim ndihmoi në thjeshtimin e llogaritjes së vëllimit. Më pas, bazuar në hulumtimet e mëparshme, ajo e vlerësoi densitetin e pikave të ujit në rreth 1/2 gramë për metër kub.

“Unë arrita në përfundimin se ajo peshon rreth 550 ton ujë ose sa pesha e 100 elefantëve”, tha ajo. Nëse dikush do t’i donte t’i çonte një hap më tej llogaritjet e Lemon, ai mund të merrte parasysh peshën e ajrit midis secilës nga pikëzat. Por nëse retë janë kaq vërtet kaq të rënda, pse nuk bien në Tokë?

Së pari “pikëzat janë aq të vogla, saqë nuk bien shumë shpejt”, thotë Lemon. Pikëza mesatare e ujit në një re është afro një milion herë më e vogël sesa një pikë shiu normale. Pra afërsisht sa raporti i madhësisë së Tokës me Diellin.

Rrymat e erës në lartësi të madhe i fryjnë këto pikëza të vogla, duke i mbajtur ato në ajër për shumë më gjatë sesa nëse do të ishin statike. Edhe konvekcioni i nxehtësisë ndihmon në mbajtjen lart të pikëzave të ujit. “Një re është në fakt më pak e dendur se sa ajri që ndodhet direkt nën të”, theskon Soroshian.

Ndërsa ajri i ngrohtë (dhe uji i ngrohtë) ngrihet lart, ai bëhet më dinamik sesa ajri i ftohtë (dhe uji i ftohtë) poshtë tij, tamam si një shtresë shkume mbi një kapuçino. Sigurisht, mund të thuhet se retë “bien” në formë shiu. Kur pikëzat e ujit në re ftohen dhe kondensohen tek njëra-tjetra, ato zmadhohen, duke u bërë përfundimisht aq të rënda sa të bien në Tokë.

Megjithëse një pikë shiu është shumë më e madhe sesa një pikëze uji e një reje, sipas Qendrës Universitare për Kërkime Atmosferike në SHBA çdo pikë shiu ka një diametër prej vetëm dy milimetrash. Ato pikëza të vogla e shpërndajnë peshën në një mënyrë të tillë që 550 tonë ujë të mos bien menjëherë mbi kokën tuaj. Prandaj herën tjetër që shihni një re që kalon mbi kokën tuaj mos harroni një fakt, ajo peshon sa 100 elefantë.

/Motilokal.com