Rama: Magjia e vjeshtës i shton nurin qytetit të Lasgushit

Rama: Magjia e vjeshtës i shton nurin qytetit të Lasgushit

Pogradeci është një nga qytetet më të bukura të Shqipërisë në çdo stinë, por ngjyrat e arta të vjeshtës i japin një bukuri të veçantë, duke e bërë të meritojë edhe emrin “qyteti i vjeshtës”. Sot, kryeministri Edi Rama ndau foto nga ky qytet, i cili në këtë periudhë është përfshirë nga magjia e stinës, duke ftuar qytetarët që ta vizitojnë.

“Magjia e vjeshtës ka zbritur në Pogradec, duke ia shtuar edhe më shumë nurin qytetit të Lasgushit si një ftesë për ta vizituar e shijuar këto ditë”, shkruan Rama.

I njohur si qyteti i Liqenit, Pogradeci tërheq mijëra turistë vendas dhe të huaj çdo vit. Vjeshta e bën këtë përvojë akoma më të veçantë, duke e kombinuar me kuzhinën e shijshme lokale, mikpritjen e ngrohtë dhe verërat e famshme të zonës.

/Motilokal.com