Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka njoftuar se zyrtarët e DAPK “Bjeshkët e Nemuna”, njësitet e brigadave të zjarrfikësve nga regjioni i Pejës, pjesëtarët e Shoqatës Bjeshkatare Alpinista Lybeniqi dhe komuniteti lokal kanë vazhduar përpjekjet për shuarjen dhe vënien nën kontrolle të vatrave të zjarreve në bjeshkën e Lybeniqit të Pejës që shtrihet në territorin e PK “Bjeshkët e Nemuna”.
“Për shkak të përmasave të zjarreve dhe mundësisë së përkeqësimit të situatës, ftohen vullnetarët që t’i bashkohen aksionit për të vënë zjarrin nën kontroll”, thuhet në njoftim.
Tutje theksohet se shuarja e zjarrit dhe parandalimi i përhapjes së tij deri me tani ka qenë i pamundur për shkak të konfiguracionit të terrenit e pamundësisë së intervenimit të zjarrfikësve me makineri dhe me pajisje përkatëse.
/Motilokal.com
