Moti për javën e ardhshme në Shqipëri pritet të jetë nën ndikimi e kushteve relativisht të qëndrueshme. Me masa ajrore kryesisht të ftohta e vlera të larta të presionit atmosferik. Mjegulla do të jetë prezente në orët e para të mëngjesit kryesisht në zonat luginore dhe lokalisht në zonat e ulëta.
Të hënën moti parashikohet me mot të freskët në mëngjes, ndërsa në mesditë më ngrohtë, gjatë ditës me kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Dita e martë parashikohet me mot kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare.
Mot e alterime kthjellimesh të herëpasherëshme dhe vranësira deri të dendura parashihet ditën e mërkurë, të cilat pritet të pasohen në pjesën më të madhe me reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar. Reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurta shoqëruar hera-herës me shkarkesa elektrike.

/Motilokal.com
