Moti në Kosovë do të karakterizohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, me ajër të ftohtë dhe vlera të larta të presionit atmosferik që sjellin qetësi në fillim të javës. Megjithatë, duke iu afruar mesjavës, pritet një ndryshim.
Nga e mërkura në të enjte, sipas parashikimeve meteorologjike, parashihen periudha me të reshura, kryesisht shiu, e të borës në vise malore.
Nuk përjashtohet as mundësia që në viset e ulëta, reshjet e shiut të ndërthuren me fjolla bore, duke paralajmëruar afrimin e stinës së ftohtë.
E hëna parashihet të jetë me mot të qëndrueshëm, kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare. Në mëngjes e mbrëmje mundësi për prezencë të mjegullës dhe ngricave.
Të martën, pritet mot kryesisht me diell. Në mëngjes dhe mbrëmje mundësi për prezencë të mjegullës.
Me diell dhe vranësira parashihet të mbajë edhe dita e mërkurë. Nuk përjashtohet mundësi për riga shiu, ndërsa në viset malore priten fjolla bore dhe mundësi për ndonjë përzierje të shiut me fjolla bore edhe në pjesë të ulëta.

/Motilokal.com
