Reshje shiu dhe bore në disa zona të Shqipërisë, njihuni me parashikimin e motit

Reshje shiu dhe bore në disa zona të Shqipërisë, njihuni me parashikimin e motit

Java në vendin tonë do të nisë me reshje shiu, ku temperatura do të shënojnë rënie, ndërsa gjatë ditës reshjet do të konvertohen në dëborë përgjatë zonave malore dhe disa pjesë të vendit.

Mëngjesi i së hënës do të nis me reshje shiu, ndërsa mesdita do të mbajë mot pjesërisht me re. Temperaturat do të luhatën nga 9 deri në 10 °C.

Dita e marte do jetë me mot pjesërisht me re në orët e para të ditës, kurse pasdite me reshje shiu. Në zonat malore reshje bore dhe në disa qarqe të vendit.  Temperaturat parashihet të lëvizin prej 2 deri në 8 °C. Era do të fryje me shpejtësi 3 m/s në drejtim të jugperëndimit.

Ndërsa e mërkura pritet të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të sillen prej -2 deri në 12 °C. /Motilokal.com