Java e parë e pranverës me reshje shiu dhe bore në Kosovë

Java e parë e pranverës me reshje shiu dhe bore në Kosovë

Java e parë pranverore në Kosovë nis me mot dimëror, temperatura do të shënojnë rënie dhe reshje bore të shoqëruara me shi. Deri në ditën e enjte do të kemi mot të ftohtë dhe me erë.

Sipas motilokal.com dita e hënë do të mbajë mot i ftohtë dhe me vranësira, ku edhe priten të nisin reshjet e shiut, ndërsa vende-vende edhe reshje bore. Temperaturat do të lëvizin nga -2 deri në 0 °C. Era do të fryje me shpejtësi 5 m/s në drejtim të veri-verilindjes.

Dita e marte pritet të jetë me reshje bore. Temperaturat do të luhatën prej -3 deri në 1 °C. Era do të fryje me shpejtësi 3 m/s në drejtim të veri-verilindjes.

Reshjet e borës do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së mërkurë. Temperaturat do të luhaten nga -4 deri në 2 °C. Era do të fryje me shpejtësi 3 m/s në drejtim të verilindjes./Motilokal.com