Gjatë ditës së martë situata meteorologjike pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Me masa ajrore kryesisht të ftohta e vlera të larta të presionit atmosferik. Moti pritet të jetë i kthjellët me vranësira mesatare.
Mjegulla do të jetë prezente në orët e para të mëngjesit kryesisht në zonat luginore dhe lokalisht në zonat e ulëta.
Termometri pritet të shënojë temperatura prej 5 deri në 17 °C.
/Motilokal.com
