Moti të mërkurën në Shqipëri: Lexoni parashikimin e plotë këtu

Moti të mërkurën në Shqipëri: Lexoni parashikimin e plotë këtu

Gjatë ditës së mërkurë situata meteorologjike do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë veriore. Moti parashikohet me vranësira si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh. Në orët e mëngjesit në zonën e jugut reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa në orët e mbrëmjes reshjet e shiut me intensitet të ulët shtrihen në një pjesë të madhe të territorit ku lokalisht do të jenë edhe në formën e shtrëngatave dhe intensitet deri mesatar.

Mjegulla do të jetë prezente në orët e para të mëngjesit kryesisht në zonat luginore dhe lokalisht në zonat e ulëta.

Termometri pritet të shënojë temperatura prej 9 deri në 16 °C.

/Motilokal.com