Parashikimi i motit për sot dhe dy ditët në vijim në Mal të Zi

Parashikimi i motit për sot dhe dy ditët në vijim në Mal të Zi

Moti për ditën e hënë në Mal të Zi, do të mbajë mot me vranësira dhe pjesërisht me re. Në viset malore priten edhe reshje bore. Temperaturat do të lëvizin nga 6 deri në 7 °C. Era do të fryjë 7 m/s në drejtim të verilindjes.

Dita e marte do të jetë me reshje shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 4 deri në 7 °C.

Mëngjesi i ditës së mërkure do të jetë me mot pjesërisht me re, ndërsa mesdita me vranësira dhe mbrëmja me reshje shiu. Temperatura gjatë ditës pritet të sillen prej 3 deri në 11 °C. Era do të fryjë 6 m/s në drejtim të lindjes dhe verilindjes./Motilokal.com