Rëndohet bilanci në Shqipëri, regjistrohet viktima e katërt me COVID-19

Rëndohet bilanci në Shqipëri, regjistrohet viktima e katërt me COVID-19

Është regjistruar viktima e katërt nga koronavirusi në Shqipëri. Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë, duke njoftuar se mëngjesin e sotëm ka humbur jetën një 43-vjeçar nga Kavaja.

“Gjatë mëngjesit të sotëm ndërroi jetë një pacient 43-vjeçar i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ndodhej në terapi intensive. Pas rëndimit të gjendjen gjatë mbrëmjes, 43 vjeçari nga Kavaja është vendosur në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Sipas njoftimi të MSH-së 43 vjeçari nga Kavaja, përpos obezitetit nuk kishte tjera sëmundje bashkëshoqëruese./Motilokal.com