Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se reshjet e shiut kanë përshkuar vendin duke sjellë rënie gurësh e materialesh në rrugë grupet e punës kanë bërë menjëherë pastrimin.
Sipas ARRSH-së në Tamarë-Vermosh dhe në Valbonë filloi bora e parë për këtë vit duke na ftuar në sezonin dimëror.
“Mjetet borëpastruese janë në terren dhe po punojnë për pastrimin e rrugës, duke siguruar qarkullim normal për banorët e zonës por dhe për turistët alpinë që zgjedhin të vizitojnë këto zona turistike”, thuhet në njoftim.




/Motilokal.com
