Moti të premten dhe fundjavë në Maqedoni: Lexoni parashikimin e plotë këtu

Moti të premten dhe fundjavë në Maqedoni: Lexoni parashikimin e plotë këtu

Moti të premten në Maqedoni do të mbajë pjesërisht me vranësira, në pjesët jugperëndimore me reshje shiu, kurse në male e në disa vende më të larta me borë.

Të shtunën parashikohet paradite pjesërisht i vranët e periudha me diell. Pasdite vranësirat do të zvogëlohen.

E diela pritet të mbajë në mëngjes ftohtë dhe mjegull në ultësira. Gjatë ditës me diell dhe kryesisht stabil me vranësira lokale të ulëta deri në mesatare.

/Motilokal.com