23 Marsi Dita Botërore e Meteorologjisë

23 Marsi Dita Botërore e Meteorologjisë

Dita Botërore e Meteorologjisë shënohet çdo vit, me 23 Mars, duke përkujtuar datën në 1950 kur hyri në fuqi Konventa për krijimin e Organizatës Botërore të Meteorologjisë. Ajo tregon kontributin thelbësor të Shërbimeve Kombëtare Meteorologjike dhe Hidrologjike në sigurinë dhe mirëqenien e shoqërisë dhe festohet me aktivitete në të gjithë botën. Temat e zgjedhura për Ditën Botërore të Meteorologjisë pasqyrojnë çështje aktuale të ndërlidhura në mes motit, klimës dhe ujit.

Këtë vit, Dita Botërore e Meteorologjisë dhe Dita Botërore e Ujit ndajnë temën, Klima dhe Uji. Fokusi është në administrimin e klimës dhe ujit në një mënyrë më të koordinuar dhe të qëndrueshme sepse ato janë të lidhura në mënyrë të pandashme. Të dy qëndrojnë në fokus të synimeve globale për zhvillimin e qëndrueshëm, ndryshimet klimatike dhe uljen e rrezikut nga katastrofat.

Uji i freskët është jetik për jetën. Mesatarisht, një qenie njerëzore nuk mund të mbijetojë më shumë se tre ditë pa të. Uji është thelbësor për prodhimin e ushqimit tonë.

Uji është një nga mallrat më të çmuar të shekullit XXI. Shërbimet Kombëtare Hidro-Meteorologjike do të jenë thelbësore për përpjekjet për të "llogaritur çdo pikë uji sepse çdo pikë ka rëndësi”.

Andaj ekziston një nevojë urgjente për të përmirësuar parashikimin, monitorimin dhe menaxhimin e furnizimeve me ujë dhe për të zgjidhur problemin e deficitit dhe suficitit me ujë dhe ujërat e ndotura.

Për shkak të rrethanave të krijuara në vend lidhur me COVID19 dhe bazuar në vendimet e qeverisë për masat e ndërmarra në parandalimin e shpërndarjes së këtij virusi, aktivitetet për shënimin e 23 marsit "Dita Ndërkombëtare e Meteorologjisë" nuk do t'i zhvillojmë në terren, ashtu siç ishin planifikuar.

Historiku

Instituti i Hidrometeorologjisë së Republikës së Shqipërisë, u themelua më 1962. Në vitin 1949 u krijua Drejtoria e Shërbimit Hidrometeorologjik, në varësi të Institutit të Shkencave. Më 1973 IHM u përfshi në sistemin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës është anëtarësuar në Organizatën Ndërkombëtare të meteorologjisë dhe është i certifikuar nga EUMETSTAT. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës apo shkurt IHMK është instituti që bënë matjet hidrometeorologjike në territorin e Kosovës.

Veprimtaria Hidrometeorologjike ne Kosovë ka filluar qe nga vitit 1923, nga ajo kohe datojnë regjistrimet e para të nivelit të ujit në lumin Drini i Bardhë në Vërmicë dhe Radac, Morava e Binçës në Krominjan, Kriva Reka në Domaroc, Sitnica në Mitrovicë dhe Lepenci në Hanë të Elezit. Në vitin 1926 fillon se funksionuari stacioni meteorologjik në Prizren, me 1928 stacioni meteorologjik ne Pejë dhe me 1933 fillon matjet meteorologjike stacioni ne Prishtine, ndërsa stacionet ne Brezovicë, Gjilan, Ferizaj, Podujeve kane filluar pas luftës së dytë botërore gjegjësisht 1948-1949.

Matjet e rregullta hidrometeorologjike filluan kryesisht pas luftës së dytë botërore duke filluar nga viti 1948. Pas Luftës së Dytë Botërore, më 1947, u themelua Drejtoria Federale e Shërbimit Hidrometeorologjik të Jugosllavisë, pastaj Enti Federal Hidrometeorologjik dhe Drejtoritë Republikane, ndërsa më vonë Shërbimet Krahinore Hidrometeorologjike./Motilokal.com