Prodhuesi kinez i baterive CATL mund të ndërtojë një fabrikë në SHBA nëse Presidenti i zgjedhur Donald Trump hap derën për investimet kineze në zinxhirin e furnizimit të automobilave, tha themeluesi dhe kryetari i kompanisë Robin Zeng.
“Qeveria amerikane i ishte përgjigjur negativisht mesazheve tona të para se ne donim të investonim në SHBA”, tha kreu i prodhuesit më të madh të baterive në botë në një intervistë për Reuters.
Prodhuesit kinezë të veturave elektrike dhe baterive nuk mund t'i shesin produktet e tyre në SHBA për shkak të një sërë masash proteksioniste të mbështetura nga demokratët dhe republikanët, përfshirë Trumpin, i cili nisi një luftë tregtare me Kinën në mandatin e tij të parë si president.
Uashingtoni justifikon kufizimet tregtare me shqetësimet e sigurisë kombëtare dhe mbështetjen e Pekinit për kompanitë vendase.
Bateritë e prodhuara në Kinë nuk kualifikohen për stimuj për të blerë automjete elektrike të prezantuara nga kabineti i presidentit në largim Joe Biden, duke bllokuar gjithashtu shitjen e automjeteve me teknologjinë e rrjeteve kineze. Në kohën e Bidenit, Shtëpia e Bardhë vendosi gjithashtu tarifa 100 për qind të importit, që do të thotë se e ka ndaluar atë de fakto.
Trump dëshiron të parandalojë importin e veturave kineze, por është i gatshëm të pranojë kompani kineze që do të prodhojnë automjete në SHBA.
"Ne do të ofrojmë stimuj në mënyrë që nëse Kina dhe vendet e tjera duan të vijnë dhe të shesin vetura, ata do të duhet të ndërtojnë fabrika dhe të punësojnë punëtorët tanë", deklaroi Trump në një intervistë me Reuters në gusht.
Për shkak të deklaratave të tilla të presidentit të ri të vjetër amerikan, kreu i prodhuesit kinez të baterive nuk hoqi dorë nga investimi në SHBA.
"Shpresoj se ata do të jenë të hapur për investime në të ardhmen", u shpreh Zhang.
Vërejtjet e tij janë mesazhi i parë nga një furnizues i madh kinez për prodhuesit amerikanë të automjeteve që nga fitorja e zgjedhjeve të Trump më 5 nëntor.
Trump nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së Reuters për koment.
/Motilokal.com
