Kometa Atlas do të kalojë pranë Tokës në prill

Kometa Atlas do të kalojë pranë Tokës në prill

Një kometë e zbuluar së fundmi po merr vëmendjen e astronomëve dhe entuziastëve të qiellit pasi është bërë më e ndritshme nga sa pritej ditëve të fundit. Astronomët që përdorin ATLAS (Asteroid Terrestrial-Impact Last System Alert System) në Hawaii zbuluan Kometën C/2019 Y4 (ATLAS) më 28 dhjetor të viti 2019.

Kometa Atlas e fotografuar teksa përshkon dy galaktikat M81 dhe M82. Kjo foto është realizuar nga astrofotografi italian, Rolando Ligustri, natën e 16 Marsit.

Black background with a few white dots and one large fuzzy green dot.

Kjo kometë parashikohet se me 31 maj 2020 do të kalojë në orbitën e Mërkurit, duke u pozicionuar edhe në distancën minimale nga Dielli, që përllogaritet të jetë rreth 39 milionë kilometra.

Sipas parashikimeve mendohet se në rrugën e saj në afrimin drejt yllit tonë, kometa do të rrisë akoma më tepër shkëlqimin e saj dhe në fund të muajit prill ndoshta mund të arrihet të dallohet edhe me sy të lirë./Motilokal.com