Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) përmes një njoftimi ka bërë gjatë natës dhe në orët e para të ditës ka pasur reshje shiu shoqëruar me ulje të temperaturës në të gjithë vendin.
"Në Bogë-Theth, Pukë-Fushë Arrëz dhe në Ura e Zapodit-Shishtavec ka pasur reshje bore", thuhet në njoftim.
Sipas ARRSH-së grupet e punës me mjetet borëpastruese janë në terren dhe po punojnë për pastrimin e rrugëve. Qarkullimi vijon normalisht në të gjitha akset.
ARRSH apelon drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat dimërore me prezencë bore.
/Motilokal.com
