Vazhdon vala e të nxehtit në vendin tonë

Vazhdon vala e të nxehtit në vendin tonë

Vendi ynë vazhdon të jetë nën ndikimin e masave ajrore të ngrohta. Temperaturat për ditën e sotme pritet të sillen prej 26 deri në 36 °C. Era do të fryjë 2 m/s në drejtim perëndim-veriperëndim.

Ndërsa të martën temperaturat do të lëvizin nga 27 deri në 35 °C. Kurse të mërkurëm temperaturat pritet të lëvizin nga 27 deri në 33 °C. 

Për shkak të motit të nxehtë, mjekët apelojnë që qytetarët të mos dalin pa nevojë prej orës 10 deri në orën 17, të vishen me rroba të lehta, të përdorin sa më shumë lëngje, veçanërisht ujë dhe të përdorin ushqim pa yndyra. /Motilokal.com