Ç’surpriza na rezervon moti këtë javë në Shqipëri?

Ç’surpriza na rezervon moti këtë javë në Shqipëri?

Moti për javën e ardhshme në Shqipëri pritet depërtimi i një qendre të thellë të presionit atmosferik të shoqëruar me masa ajrore të lagështa por edhe të ftohta. Për shkak të masave ajrore të ftohta me origjinë polare dhe futja e tyre në detin Mesdhe do të bëjë që të ketë edhe reshje bore të cilat në relievet malore do të jenë deri dhe të dendura.

Të hënën moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare.

Dita e martë pritet situatë e paqëndrueshme atmosferike, moti parashikohet kryesisht me vranësira mesatare dhe të dendura. Megjithatë nuk përjashtohen edhe kthjellimet afatshkurtra. Po ashtu parashihen reshje shiu të cilat në veriperëndim do të jenë me intensitet mesatar deri të lartë, në pjesën tjetër të vendit me intensitet të ulët deri mesatar.

Mot me vranësira e reshje shiu parashihet ditën e mërkurë, ndërsa në viset malore priten edhe reshje bore.

/Motilokal.com