Gjatë javës në Kosovë pritet depërtimi i një qendre të thellë të presionit atmosferik të shoqëruar me masa ajrore të lagështa por edhe të ftohta. Për shkak të masave ajrore të ftohta me origjinë polare dhe futja e tyre në detin Mesdhe do të bëjë që të ketë edhe reshje bore të cilat në relievet malore do të jenë deri dhe të dendura.
E hëna parashihet të jetë me mot të qëndrueshëm, me diell dhe vranësira. Në mëngjes e mbrëmje mundësi për prezencë të mjegullës dhe ngricave.
Të martën, pritet mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe diell. Në mëngjes dhe mbrëmje mundësi për prezencë të mjegullës.
Me vranësira dhe reshje shiu parashihet të mbajë dita e mërkurë. Në viset malore priten reshje bore, ndërsa në ultësira nuk përjashtohet mundësi për fjolla bore.

/Motilokal.com
