Lëngu i shegës është një shpëtimtar i shkëlqyer për ftohjet dhe gripin, dhe për shkak të përqindjes së lartë të antioksidantëve, ekspertët thonë se është edhe më i fuqishëm se çaji jeshil. Kur konsumohet në moderim, mund të jetë një suplement shumë i shëndetshëm.
Gjithashtu, lëngu i shegës ka më shumë sheqer dhe kalori sesa lëngjet si boronicë dhe vishnje, ndaj duhet konsumuar me masë.
Përbërësit e nevojshëm për përgatitjen: një kilogram shegë e pjekur, 500 gramë sheqer, lëngun e një limoni.
Përgatitja:
Pastroni shegën dhe më pas vendosni kokrrat e shegës në një kullesë ose blender për të marrë lëngun. Kullojeni përzierjen me napë për të marrë lëng të pastër pa copa.
Në tenxhere hidhni lëngun e shegës së freskët, sheqerin dhe lëngun e limonit. Kur masa të vlojë, zvogëloni zjarrin dhe lëreni shurupin të vazhdojë të ziejë në zjarr të ulët. Ziejeni shurupin për rreth 15-20 minuta, derisa të përftoni një përzierje shurupi që do të trashet pasi të ftohet.
Hedhim shurupin në shishe qelqi dhe e ruajmë në frigorifer. Kur e konsumoni, mund ta përzieni me ujë, ujë mineral ose ta përdorni si bazë për kokteje.
/Motilokal.com
