Gjatë ditës së mërkurë situata meteorologjike paraqitet e paqëndrueshme, moti parashikohet me vranësira dhe kthjellime afatshkurtra. Vranësirat deri në orët e mesditës do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të vendit, ndërsa në veriperëndim me intensitet deri mesatar. Vende-vende reshjet priten të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive të shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në zonën e Alpeve dhe verilindje në orët e vona të mbrëmjes në lartësitë mbi 1200 metër reshje bore.
Termometri pritet të shënojë temperatura prej 11 deri në 18 °C.
/Motilokal.com
