Puka mbetet një ndër ofertat më të veçanta turistike të Shqipërisë, ideale për shëtitje, alpinizëm, gjueti sportive dhe aktivitete të tjera çlodhëse. Ky qytet i bukur verior është një thesar natyror që tërheq vizitorë gjatë gjithë vitit.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje mahnitëse nga Puka, e mbuluar nga një shtresë e bardhë bore këtë dimër. Rrugët e zbardhura, liqeni i kristaltë, pemët dhe shëtitorja e hijshme krijojnë një peizazh përrallor, duke e shndërruar këtë qytet në një destinacion turistik të pakrahasueshëm.
Investimet e rëndësishme publike kanë transformuar Pukën në një qendër moderne me standarde të larta, duke e kthyer në një atraksion turistik të jashtëzakonshëm. Vendndodhja gjeografike dhe resurset natyrore e bëjnë këtë qytet një pikë referimi për turizmin alpin.
Veç shëtitores së famshme, liqeni i Pukës ofron një peizazh të rrallë dhe qetësi alpine, ideale për këdo që kërkon një arratisje nga rutina e përditshme. Puka është aty për t’u zbuluar, një përvojë që mbetet në kujtesë përgjithmonë.
/Motilokal.com
Foto: Ilir Shyti
