Presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva u bëri thirrje sot udhëheqësve të Grupit të 20 ekonomive kryesore (G20) në samitin e tyre vjetor në Rio de Zhaneiro për të rritur objektivat e tyre për reduktimin e emetimeve të gazeve serrë që çojnë në ndryshimet klimatike.
Lula tha se bisedimet për klimën COP30 të Kombeve të Bashkuara që Brazili do të presë në rajonin e pyjeve tropikale të Amazonës vitin e ardhshëm do të jenë shansi i fundit i njerëzimit për të vënë frenat ndaj ndryshimeve të pakthyeshme klimatike.
Kujtohet se liderët e G20 morën pjesë në takimin dyditor në Rio de Zhaneiro.
Në fakt, Joe Biden, dy muaj para se t'i dorëzonte çelësat e Shtëpisë së Bardhë pasuesit të tij, Donald Trump, vizitoi pyllin e Amazonës dhe bisedoi me liderë lokalë, indigjenë dhe të tjerë, të cilët po punojnë për të ruajtur dhe mbrojtur këtë ekosistem jashtëzakonisht të rëndësishëm.
Udhëheqësit e G20 nuk kanë bërë asnjë përparim në thyerjen e ngërçit në negociatat në samitin paralel ndërkombëtar të klimës COP29 në Baku, ku duhej të vendosej se si të gjenin fonde për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike.
Ata as nuk e përsëritën në deklaratën e tyre të përbashkët angazhimin në favor të një "tranzicioni të drejtë, të rregullt dhe të drejtë" për "dalje nga lëndët djegëse fosile në sistemet energjetike", të bërë në COP29 në Dubai.
/Motilokal.com
