Ç’surpriza ka përgatitur moti të enjten në Shqipëri?

Ç’surpriza ka përgatitur moti të enjten në Shqipëri?

Gjatë ditës së enjte situata meteorologjike paraqitet e paqëndrueshme, moti parashikohet me vranësira e reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës, ndërsa në qarqet Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë, dhe Gjirokastër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. Në qarqet Fier, Berat dhe Korçë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Reshjet pritet të shoqërohen me shtrëngata në shumicën e qarqeve. Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, mund të krijojnë probleme të ndryshme si dhe vërshime të ujit në zonat urbane, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Tiranë dhe Vlorë.

Në viset dhe zonat malore priten reshje bore.

Termometri pritet të shënojë temperatura prej 10 deri në 14 °C.

/Motilokal.com