Dimër në vjeshtë: Bora zbardh Kosovën

Dimër në vjeshtë: Bora zbardh Kosovën

Kosova është zgjuar sot e mbuluar nga bora vjeshtore, një fenomen jo i rrallë për këtë periudhë të vitit. Siç ishte paralajmëruar nga Motilokal.com, reshjet e borës nisën mbrëmë pas një stuhie të fuqishme me shi, bubullima dhe vetëtima.

Për ditën e sotme, moti do të jetë i ftohtë, pjesërisht i vranët, me intervale të shkurtra diellore. Temperaturat do të variojnë nga 1°C deri në -1°C.

Nesër pritet të mbizotërojë mot me vranësira, reshje shiu dhe bore, ndërsa temperaturat do të ngjiten deri në 9°C.

E premtja do të sjellë erëra mesatarisht të fuqishme, me shpejtësi 40 deri në 60 km/h, që do të fryjnë nga jugu, duke ndikuar ndjeshëm në ndjesinë termike.





/Motilokal.com

Foto në Ballinë: Lulzim Demaj