Reshje shiu dhe bore në Shqipëri, kjo është gjendja e rrugëve

Reshje shiu dhe bore në Shqipëri, kjo është gjendja e rrugëve

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) përmes një komunikate ka njoftuar se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar të shoqëruar me erë të fortë në zonën veriore duke sjellë rënie gurësh e inertesh të cilat janë pastruar menjëherë.

Në Bogë-Theth dhe në Hani i Hotit-Tamarë në lartësinë mbi 1200m ka pasur reshje bore.

Sipas ARRSH-së grupet e punës me mjetet borëpastruese janë në terren dhe bërë pastrimin e rrugës. Qarkullimi vijon normalisht në të gjitha akset.

ARRSH apelon te drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë.


/Motilokal.com