Moti të premten në Shqipëri do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet i vranët me reshje shiu. Në disa zona reshjet priten të jenë në formën e rrebesheve të shpejta me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër ndërsa nga orët e mesditës deri pasdite reshjet parashikohen me intensitet mesatar deri të lartë, kryesisht në qarqet Shkodër, Lezhë, Kukës, Peshkopi, Durrës, Tiranë, Elbasan dhe pjesërisht qarku i Vlorës. Po ashtu do të ketë erëra të forta gjatë ditës. Mjegull e dendur parashihet në orët e para të mëngjesit dhe mbrëmjes si dhe në momentin e reshjeve të shiut.
Të shtunën, moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira, por në orët e para të ditës mund të ketë mjegull përgjatë ultësirave.
E diela pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Në mëngjes dhe mbrëmje përgjatë ultësirave mundësi për prezencë te mjegullës.

/Motilokal.com
