Vullkani në Islandë shpërthen për herë të shtatë këtë vit

Vullkani në Islandë shpërthen për herë të shtatë këtë vit

Një vullkan në gadishullin Reykjanes në jugperëndim të Islandës shpërtheu për herë të shtatë këtë vit, njoftoi Zyra e Meteorologjisë e Islandës, transmeton Anadolu.

Zyra bëri të ditur se mbrëmë sërish ka ndodhur shpërthim në vullkanin në gadishullin Reykjanes.

Në deklaratë thuhet se pas shpërthimit u formua një çarje prej tre kilometrash rreth vullkanit, e cila ishte më pak intensive se në gusht ndërsa u theksua se incidenti nuk përbënte kërcënim për linjat ajrore.

Zyrtarët paralajmëruan disa rajone për emetimet e gazrave, përfshirë qytetin Grindavik.

Banorët e rreth 50 shtëpive në rajon u evakuuan.

Shpërthimi në fjalë ishte aktiviteti i shtatë vullkanik në rajon brenda një viti.

/Motilokal.com