Vërshime, rrëshqitje dheu dhe borë: Zonat që do preken nga stuhia në Shqipëri

Vërshime, rrëshqitje dheu dhe borë: Zonat që do preken nga stuhia në Shqipëri

Moti sot në Shqipëri do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira e reshje shiu.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave parashihen shtrëngata me intensitet të lartë të reshjeve, që mund të krijojnë probleme të ndryshme.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

/Motilokal.com