Ç’surpriza ka përgatitur moti të shtunën në Shqipëri?

Ç’surpriza ka përgatitur moti të shtunën në Shqipëri?

Gjatë ditës së shtunë situata meteorologjike paraqitet e paqëndrueshme në pjesën e parë të ditës, moti parashikohet reshjet lokale shiu parashikohen të jenë me intensitet të ulët deri mesatar në orët e paradites, ndërsa më pas do të lokalizohen në lindje-juglindje të vendit, në formën e shtrëngatave afatshkurtra lokale deri në mesditë.

Në Alpe dhe në relievet malore në veri-verilindje-lindje në lartësinë mbi 700 metra parashikohen reshje bore me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në relievet malore në jug në lartësinë mbi 900-1000 metra reshje bore me intensitet të ulët. Pas orëve të mesditës parashikohet ndërprerje e reshjeve të shiut dhe të borës.

Termometri pritet të shënojë temperatura prej 5 deri në 10 °C.

/Motilokal.com