Tani është koha e vitit kur shumë prej nesh po mendojnë për mënyrat për të qëndruar të shëndetshëm dhe për të shmangur ftohjet dhe gripin.
Sistemi imunitar është rrjeti kryesor mbrojtës i organizmit tonë, i cili përfshin qelizat, indet dhe organet përgjegjëse për mbrojtjen kundër patogjenëve si bakteret, viruset dhe kërpudhat.
Një nga mënyrat efektive për të mbështetur imunitetin është konsumimi i çajit jeshil. Kjo pije përmban flavonoide polifenolike, të cilat kanë përfitime të shumta shëndetësore. Përveç reduktimit të rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe llojeve të caktuara të kancerit, polifenolet në çajin jeshil ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit sistemik, i cili është i rëndësishëm për rritjen e funksionit imunitar.
Një pije tjetër që mund të kontribuojë në shëndetin e sistemit imunitar është kefiri. Kjo pije e fermentuar, e cila prodhohet nga lloje të ndryshme qumështi, është e pasur me probiotikë që ndihmojnë në ruajtjen e ekuilibrit të mikrobiotës në sistemin tretës. Shëndeti i florës së zorrëve lidhet drejtpërdrejt me përgjigjet më të forta imune, gjë që e bën kefirin të dobishëm për shëndetin e përgjithshëm.
Çaji me xhenxhefil dhe limon është gjithashtu një zgjedhje popullore për mbështetjen e imunitetit. Kombinimi i xhenxhefilit të sapo grirë dhe lëngut të limonit në ujë të ngrohtë krijon një pije të pasur me vitaminë C, e cila njihet për vetitë e saj antioksiduese dhe anti-inflamatore. Kjo vitaminë ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimet e shkaktuara nga stresi oksidativ, duke mbështetur gjithashtu ekuilibrin e sistemit imunitar.
Përveç kësaj, xhenxhefili përmban më shumë se 100 përbërës bioaktive që përmirësojnë shëndetin, zvogëlojnë inflamacionin dhe madje mund të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të caktuara, duke përfshirë kancerin dhe sëmundjet e zemrës.
Një pije tjetër e pasur me vitaminë C është lëngu i portokallit. Lëngu i portokallit dihet se siguron më shumë se 100 për qind të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës C, duke e bërë atë një zgjedhje të shkëlqyer për të forcuar sistemin imunitar.
Duke i kombinuar këto pije në dietën tuaj të përditshme, ju mund të kontribuoni ndjeshëm në ruajtjen e një sistemi të fortë imunitar, i cili do të rrisë shanset tuaja për të qëndruar të shëndetshëm gjatë muajve të ftohtë.
/Motilokal.com
