Moti për javën e ardhshme në Shqipëri pritet të ndikohet kryesisht nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Kjo situatë vjen si pasojë e qarkullimit anticiklonar të masave ajrore me origjinë jugore, situatë kjo e rrallë për periudhën që ndodhemi.
Të hënën moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare.
Dita e martë parashikohet kryesisht me kthjellime dhe vranësira.
Mot me kthjellime dhe vranësira parashihet të mbajë ditën e mërkurë.

/Motilokal.com
