Moti për javën e ardhshme në Kosovë

Moti për javën e ardhshme në Kosovë

Gjatë javës në Kosovë pritet të ndikohet kryesisht nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Kjo situatë vjen si pasojë e qarkullimit anticiklonar të masave ajrore me origjinë jugore, situatë kjo e rrallë për periudhën që ndodhemi. Gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes parashihet prezencë e mjegullës dhe ngricave.

E hëna parashihet të jetë me mot të qëndrueshëm, me diell dhe vranësira. Në mëngjes e mbrëmje mundësi për prezencë të mjegullës dhe ngricave.

Të martën, pritet mot pothuajse i kthjellët. Në mëngjes dhe mbrëmje mundësi për prezencë të mjegullës.

Pjesërisht me vranësira dhe diell parashihet të mbajë dita e mërkurë.

/Motilokal.com